Universitet

Brezi i shtatë i diplomimit në UET, kush janë 8 të nominuarit për Çmimin e Karrierës 2025

Shkruar nga Liberale

Brezi i shtatë i diplomimit në UET, kush janë 8 të

Ekspertë të IT dhe sigurisë kibernetike; kërkues shkencorë në universitete shqiptare apo institucione prestigjioze ndërkombëtare; ekspertë të fotografisë dhe fushatave të marketingut; mësues e pedagogë të përkushtuar e me ndikim në fushat e tyre të ekspertizës; janë vetëm disa nga veprimtaritë dhe fushat e zhvillimit profesional të kandidatëve për Çmimin e Karrierës 2025, i cili akordohet nga Universiteti Europian i Tiranës për ish-studentët e tij.

Për brezin e shtatë të diplomimit, përkatësisht në vitet 2012–2015-të, janë nominuar tetë Alumni UET: Besmir Semanaj, Endri Plasari, Ertila Druga, Etleva Haxhihyseni, Jetmir Duraku, Kejsi Rizo, Nevila Samarxhi dhe Orjona Dërguti. Emrat e tyre janë përzgjedhur nga drejtuesit e fakulteteve ku ata janë diplomuar dhe nga shoqata “UET Alumni”, duke vlerësuar rrugëtimin e tyre profesional, por edhe ndikimin që kanë sjellë në shoqërinë shqiptare e më gjerë.

Pas publikimit të kandidaturave në rrjetet sociale të universitetit, është hapur votimi online përmes një Microsoft Forms, ku gjithsecili mund të shprehë vullnetin për kandidatin që njeh dhe vlerson. Votimi në linkun https://forms.office.com/e/MVBdXUXVAy do të mbetet i hapur deri të enjten, 19 qershor, datë në të cilën do të shpallet fituesi gjatë një ceremonie në Universitetin Europian të Tiranës.

Çmimi i Karrierës është tashmë një traditë e vyer e Universitetit Europian të Tiranës, që promovon dhe vlerëson arritjet e ish-studentëve. Një vit pas diplomimit të brezit të parë, në 2010-ën, u krijua shoqata “UET Alumni” një instrument që ruan rrjetëzimin e komunitetit të ish-studentëve. Shoqata mban kontakte me studentët dhe ndjek në vijimësi ecurinë e karrierës së tyre, të cilët përveçse janë ambasadorët e UET, janë pjesë e Bordeve të Punës, forumeve apo aktiviteteve të ndryshme që universiteti organizon, për të sjellë praktikat më të mira, për të shkëmbyer eksperienca dhe për të frymëzuar studentët e rinj.

Përgjatë viteve Çmimin e Karrierës në UET e kanë fituar personalitete e figura të fushave të ndryshme të politikës, medias, biznesit etj. I pari që e inauguroi këtë çmim në tetor të 2013-ës, ishte Ardit Çela, ish-drejtues i Postës Shqiptare, për të vijuar pastaj me ish-deputeten Esmeralda Shkjau; dizajnerin e njohur Agi Haxhimurati; menaxheren e një shkolle private, Suzana Numani; ish- drejtuesi i “VIP Sport” Fation Shehu; sipërmarrësja Ira Elbasani; ish-zëvendësministri Shpati Kolgega; avokatin Andi Skënderi; gazetaren Dojna Mema.

Çmimi i Karrierës nuk është vetëm një moment vlerësimi dhe nderimi nga universiteti ku shumë të rinj kanë hedhur themelet e karrierës. Është një moment festimi, ritakimi, një kthim nostalgjik, ku brenda një kohe të shkurtër rikujtohet gjithë rrugëtimi në auditorin i cili gjithmonë ka ditur të jetë ndryshe, novator dhe të sjellë më të mirën për studentët e tij.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH