"Diplomat jepen lirshëm dhe të zbukuruara" thuhet në artikullin kryesor të javës nga 'The Economist'
"Disa vende janë shumë më serioze në lidhje me tërheqjen e njerëzve shumë të aftë".
SHBA ka fituar tashmë një traditë në këtë drejtim. “Ti diplomohesh nga një kolegj, mendoj se duhet të marrësh, automatikisht si pjesë e diplomës, një kartë jeshile [qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara].”
Përgjigja befasuese është e Donald Trump. Pavarësisht nëse ai e kishte menduar apo jo - dhe të dhënat e tij në detyrë thonë që jo - fjalët e tij sugjerojnë se edhe një politikan nativist e kupton, në njëfarë niveli, se të huajt shumë të aftë mund të jenë të dobishëm.
Është kjo analiza e javës nga prestigjozja "The Economist" ku ekonomia e çdo vendi për të ecur përpara ka nevojë për të huaj të kualifikuar dhe të talentuar dhe jo vetëm për vendasit.
Në kontrast, Shqipëria largon ose shpërfill të rinjtë e saj të talentuar dhe sigurisht nuk mund të pretendojë të rikuperojë në një treg që po shfaq gjithnjë e më shumë nevojë për aftësitë dhe talentin e humbur nga politika që favorizojnë në përgjithësi njerëz të lidhur me politikën.