Aktualitet

Uashingtoni, thirrje Serbisë: Tërhiq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën!

Shkruar nga Liberale
Uashingtoni, thirrje Serbisë: Tërhiq forcat ushtarake nga kufiri me

Uashingtoni i bën thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovë. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtafre, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufijve me Kosovën, që përshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara.

"Ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit", tha ai.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara po shohin se cikli shqetësues i dhunës në Kosovë është përkeqësuar.

“Llojet e armëve që janë gjetur në Kosovë përbëjnë një kërcënim jo vetëm për personelin e Kosovës, por edhe për stafin ndërkombëtar, përfshirë trupat e NATO-s,” deklaroi zoti Kirby.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë tha se NATO-ja po shton forcat e saj paqeruajtëse në Kosovë për shkak të ciklit shqetësues të dhunës atje.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH