Aktualitet

U la në burg për "Partizanin", Jamarbër Malltezi ankimon vendimin 

Shkruar nga Liberale
U la në burg për "Partizanin", Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi i është drejtuar Gjukatës së Apelit me ankimimin për masën e sigurisë "arrest me burg", të caktuar pak ditë më parë nga Gjykata e Posaçme.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua nga autoritetet shqiptare në datën 21 tetor në aeroportin e Rinasit, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë.

Për ish-kryemnistrin Sali Berisha, në seancën e një dite më parë, mbeti e pandryshuar masa e sigurisë, duke e lënë “detyrim paraqitje”,  si dhe kufizim të lëvizjes jashtë Shqipërisë.

Ndërsa për biznesmenin Fatmir Bektshi GJKKO caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se gjithashtu për Malltezin është dhënë edhe urdhri për sekuestrimin e pasurive të tij, mes të cilave apartamente në zonën ku ndodhej ish-kompleksi sportiv dhe vila në Gjirin e Lalëzit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH