Aktualitet

U gjobit dhe iu hoq patenta, Basha: Thjesht hakmarrje, kam 6 patenta

Shkruar nga Liberale
U gjobit dhe iu hoq patenta, Basha: Thjesht hakmarrje, kam 6 patenta

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e konsideroi “hakmarrje nga qeveria” vendosjen e dy gjobave ndaj tij, pasi u akuzua se nuk respektoi masat e distancimit social.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Basha u shpreh se ka respektuar distancimin social, ndërsa ironizoi se disponon 6 patenta.

Është thjesht hakmarrje, pasi kam respektuar një më një rregullat e Covid-19. Të jeni të sigurt se mua nuk më bën pis dikush që ka marrë namim tashmë si kreu i një qeverie të delegjitimuar. Unë kam 6 patenta“, tha Basha.

Kujtojmë që kreu i PD, Lulzim Basha u gjobit dhe iu mor patenta pas organizmit të një takimi me tregtarë në Durrës, në ambientet e një lokali. Po ashtu, ai u gjobit për herë të dytë pasi iu bashkua artistëve në Teatrin Kombëtar, që protestojnë ndaj vendimit të Bashkisë për ta shembur./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH