Gjykata e Apelit Durrës do të zhvendoset në Kavajë, për shkak se ndërtesa e këtij institucioni është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Lajmin e ka dhënë Këshilli i Lartë Gjyqësor i cili thekson se seancat gjyqësore do të mbahen në Kavajë.
Sipas KLP kjo do të zgjasë deri në përfundim të rikonstruksionit të godinës së Gjykatës së Apelit. /Gazeta Liberale