Aktualitet

Turistët i shtojnë ‘oreksin’ qeverisë, 50 milionë euro kredi për ujin e pijshëm dhe kanalizimet

Shkruar nga Liberale

Bumi i madh turistik që ka përjetuar vendi ka detyruar qeverinë të rishikojë mundësitë e investimeve në infrastrukturë.

Numri i turistëve, që shkoi 8,3 milionë në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti, i ka vënë autoritet edhe përballë sfidës, atë të furnizimit të rregullt me ujë dhe menaxhimin e ujërave të ndotura.

Pikërisht këtij qëllimi i përgjigjet edhe firmosja (4 tetor) e marrëveshjes mbi “Programin e infrastrukturës bashkiake V,” me vlerë 50 milion euro, mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe Bankës për zhvillim KFË të qeverisë gjermane.

“Programi dhe është patjetër që të kontribuojë në përmirësimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimi dhe trajtimit të ujërave të përdorura urbane në disa bashki të vendit, ku sigurisht prioritet do të kenë zonat turistike, qofshin ato të bregdetit, apo qofshin ato të turizmit malor. Marrëveshja ka një vlerë prej 50 milionë euro. Parashikon investime të rëndësishme në sektor, si dhe masa për forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e performancës të shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimeve për bashkitë që do të përfshihen në Program”, u shpreh ministrja Balluku.

Ambasadori Gjerman në vendin tonë, Karl Bergner tha se këto investime e sjellin Shqipërinë më pranë në rrugën e saj të integrimit drejt BE.

“Nëse Shqipëria ka si sfidë arritjen e 10 milion turistëve për këtë vit, atëherë projekte të tilla janë shumë të mira në këtë drejtim për t’i bërë të kënaqur turistët. Këto projekte do ti japin hov turizmit” u shpreh ambasadori gjerman.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH