Aktualitet

Tre persona të maskuar grabisin një filial banke në Koplik

Shkruar nga Liberale
Tre persona të maskuar grabisin një filial banke në Koplik

Tre persona të maskuar kanë grabitur një filial banke në Koplik.

Lajmi bëhet me dije nga televizionet informative, sipas të cilave, tre personat e maskuar kanë hyrë në filialin e bankës duke marrë një shumë parash.

Po sipas të njëjtave burime, ata janë larguar më pas, me një makinë tip Volskwagen Golf4 të zi.

Mësohet gjithashtu se në dalje të Koplikut është gjetur një makinë e djegur, por ende nuk dihet nëse është e autorëve të grabitjes së bankës.

Policia deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH