Aktualitet

Tirana përsëri pa energji elektrike, zonat që preken

Shkruar nga Liberale
Tirana përsëri pa energji elektrike, zonat që preken

Tirana do ngelet përsëri pa energji elektrike. OSHEE ka njoftuar se në kryeqytet do të ndërpritet energjia në datat 26 dhe 27 nëntor.

Sipas këtij njoftimi, zonat që do të preken janë në rruga “Gani Domi”, “Ali Demi”, pjesërisht zona e Kristalit, Pjesërisht rruga “Has Mema” pranë Bulevardit “Bajram Curri” si dhe pjesërisht rruga “Abraham Lincoln”.

Stakimi i energjisë do të vijë për shkak të punimeve që po kryen në disa kabina të Tiranës.

Njoftimi i OSHEE:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, data 26-27 Nëntor

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 26-27 Nëntor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë

26 Nëntor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Gani Domi”, “Ali Demi”

09:00 – 13:00

Pjesërisht zona e Kristalit

27 Nëntor

09:00-15:00

Pjesërisht rruga “Has Mema” pranë Bulevardit “Bajram Curri”

09:00 – 13:00

Pjesërisht rruga “Abraham Linkoln”, zona e Kristalit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH