Aktualitet

Ndodhej në Durrës me pushime, adoleshenti polak bie nga ballkoni i katit të katërt

Shkruar nga Liberale

Ndodhej në Durrës me pushime, adoleshenti polak bie nga ballkoni i

Një 15-vjeçar nga Polonia ka përfunduar në Spitalin e Durrësit, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi.

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se adoleshenti ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Durrës/Më datë 16.07.2025, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH