Inxhinieri gjeolog, Sazan Guri tregoi se Tirana nuk është një zonë sizmike.
Sipas tij qytetarët nuk kanë pse të shqetësohen.
Ai shpjegoi rastin se përse Durrësi, për shembull, është një zonë sizmike. Siç tha inxhinieri shkëputja e Durrësit, pra aty ku pjesa e detit i hipën pjesës së tokës është 5 kilometra distancë.
“Dhe sigurisht që do prodhojë tërmetin më të fuqishëm Durrësi. Nuk e ka Tirana këtë, prandaj dhe tiranasit të rrinë të qetë sepse në Tiranë shkëputja tektonike është në Dibër, Elbasan, Fier, Vlorë. Këto qytete që janë afër shkëputjes, Vlora, Lushnja, Fieri, Dibra, këto e vuajnë tërmetin,” – u shpreh Guri në një intervistë për Euronews Albania.