Aktualitet

Tërmeti godet Italinë/ Panik e frikë te banorët, evakuohen shkollat

Shkruar nga Liberale
Tërmeti godet Italinë/ Panik e frikë te banorët, evakuohen

Tërmeti ka goditur këtë mëngjes Italinë. Frikë e madhe është shkaktuar në Catanzaro, ku është goditur dy herë brenda disa minutave nga tërmeti.

Tërmeti i parë me magnitude 4,0 ndodhi në 8.11. Epiqendra ishte ne Caraffa ne Catanzaro.

Goditja e dyte me magnitude madhësi 2.0, u ndje në 8.13 të mëngjesit, një kilometër nga Caraffa ne thellesi 21 kilometra.

Mediat italiane raportojnë se nuk ka lëndime, por shume panik dhe janë evakuuar shkollat.

Pas tërmetit të parë trafiku hekurudhor ne disa rajone është pezulluar.

Linja te pezulluara jane: Lamezia Terme Centrale-Catanzaro; ne Crotone-Roccella eshte pezulluar seksioni Simeri-Soverato; në linjën Paola-Rosarno trafiku i pezulluar mes Nocera dhe Vivo Valentia./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH