Aktualitet

Të dy të divorcuar dhe me fëmijë, detaje nga vrasja e gruas në Elbasan, autori ende në arrati

Shkruar nga Liberale
Të dy të divorcuar dhe me fëmijë, detaje nga vrasja e gruas

Detaje të reja kanë dalë për vrasjen në Elbasan, ku një 37 vjeçar qëlloi me thikë për vdekje bashkëjetuesen e tij.

Viktimë mbeti Jetlira Elezi, 37 vjeç, nënë e një vajze. Ndërkohë, autori i identifikuar si Ramis Mici, pasi e qëlloi gruan, e la të mbuluar me gjak në banesën ku jetonin me qira dhe u largua prej aty. Ishin pronaret e shtëpisë që e gjetën të renë pa jetë.

Të dy bashkëjetuesit vinin nga martesa të mëparshme që kishin përfunduar në divorc dhe kishin edhe fëmijë. Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkëjetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.

Mësohet se motiv i krimit të jetë bërë xhelozia në çift. Ndërkohë, autori i krimit, baba i dy fëmijëve, ndodhet në arrati dhe ende nuk ka rënë në prangat e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH