Kronikë

Raport shqetësues nga Gjadri: 45 raste vetëlëndimesh në qendrën e migrantëve

Shkruar nga Liberale.al

Raport shqetësues nga Gjadri: 45 raste vetëlëndimesh në

Qendra e riatdhesimit në Gjadër, e ngritur si pjesë e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për të mbajtur emigrantët e paligjshëm, është kthyer në një vatër shqetësimi për organizatat e të drejtave të njeriut dhe mediat ndërkombëtare. Sipas raportimeve nga Italia, që kur kjo qendër filloi funksionimin, janë regjistruar të paktën 45 episode vetëlëndimesh, protestash dhe tentativash vetëvrasjeje.

Përkundër numrit në rritje të incidenteve, të dhënat zyrtare mungojnë, madje edhe deputetët nuk kanë akses të plotëpër të marrë informacion. Bazuar në disa burime të pavarura, vlerësohet se në muajt e fundit qendra ka strehuar rreth 80 persona, por shifrat e sakta nuk janë bërë publike.

Vizitorët e rrallë që kanë hyrë në qendër përshkruajnë një mjedis të ftohtë dhe të izoluar. E ndërtuar rishtazi, struktura është e pastër dhe e rregullt, por krahasuar nga shumë si një distopi moderne: pa ora, pa telefona, me televizorë që nuk funksionojnë, dhe me banorë të çoroditur që nuk dinë çfarë dite apo ore është. Kjo gjendje, sipas burimeve mediatike italiane, përkeqësohet edhe nga përdorimi i barnave psikotrope, që çojnë në gjendje të rënduara mendore.

Qendra është ndërtuar 22 kilometra larg bregdetit, në një zonë të izoluar pranë lumit Drin, rreth 55 kilometra nga Tirana, përgjatë një rruge të ngushtë dhe të lakuar. Edhe eurodeputetët dhe zyrtarët, të cilët kanë të drejtë ta vizitojnë, shpesh përballen me vonesa dhe pengesa, duke pritur me orë të tëra për të hyrë.

Ndërkohë që qendra prezantohet si një alternativë moderne ndaj burgjeve të tejmbushura italiane, raportet nga brenda saj flasin për një realitet të errët, ku humbja e ndjesisë së kohës dhe izolimi total po kthehen në një formë të re ndëshkimi psikologjik.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH