Aktualitet

Takimi me naftëtaret, Rama: Nuk i paguajmë paga e prapambetura

Shkruar nga Liberale
Takimi me naftëtaret, Rama: Nuk i paguajmë paga e prapambetura

Kryeministri Edi Rama pas takimit me naftëtaret u shpreh se çështja pagave të prapambetura nuk është çështje e qeverisë, por e kompanisë. Rama tha më tej që do të ketë një ndihmë financiare ndaj naftëtarëve, në mënyrë që atyre t'iu lehtësohet jetesa.

“Nuk mund të jetë paga e punës, pasi rafineria është e fikur. Paga e prapambetur nuk është çështja jonë, por marrëdhënia e tyre me kompaninë.

Privatizimi ishte skandaloz, një lojë kriminale nga qeveria e mëparshme. Qeverisë i takon të adresojë këtë hall. Ne nuk jemi dorëzuar në lidhje me të ardhmen e kësaj rafinerie, pasi ajo nuk është për skrap.

Greva nuk ekziston si opsion. Në kushte grevash unë nuk negocioj. Ne marrim përsipër të paguajmë. Atë mund të bëjnë punë të tjera. Ne nuk duam t’i humbasim për sa kohë që rafineria nuk është një kauzë e humbur dhe duhet çuar për skrap”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH