Aktualitet

Sulmi i armatosur ndaj policisë së Kosovës, vjen reagimi i ministrisë së Jashtme të Rusisë: Përgjegjës Albin Kurti!

Shkruar nga Liberale
Sulmi i armatosur ndaj policisë së Kosovës, vjen reagimi i

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar zyrtarisht për sulmin e grupit të terroristëve të armatosur serbë ndaj policisë brenda territorit të Kosovës.

Ngjarjen, Moska e konsideron një incident mes serbëve dhe policëve shqiptarë të Kosovës dhe përgjegjës bën kryeministrin Albin Kurti.

“Nuk ka asnjë dyshim që gjakderdhja e djeshme është një pasojë direkte e kursit të Albin Kurtit për të nxitur konflikt dhe të pastrojë territorin nga serbët. Ai synon të krijojë presion të ndërkombëtarëve mbi Serbinë për të njohur pavarësinë e Kosovës”, thuhet në reagim.

Rusia sheh si zgjidhje të situatës në veri të Kosovës krijimin e një asociacioni me fuqi ekzekutive që, sipas saj, do të instrument efektiv për të mbrojtur interesat e serbëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH