Aktualitet

SPAK sekuestron kamerat e bashkisë së Kukësit, merret vendimi i parë ndaj gruas që u filmua me Gjicin në zyrë

Shkruar nga Liberale
SPAK sekuestron kamerat e bashkisë së Kukësit, merret vendimi i

SPAK ka shkuar sot në bashkinë e Kukësit, ku ka kërkuar sekuestrimin e serverëve, për të hetuar ngjarjen pas video-skandalit. Mësohet se SPAK po heton përgjegjësinë e palëve, me qëllim për të mbledhur prova lidhur me rolin e 40-vjeçares dhe prezencën e saj në ambjentet e bashkisë së Kukësit, Ndërsa nga ana tjetër shtetases Alma K., i është komunikuar vendimi për të mos dalë jashtë vendit deri në mbyllje të hetimeve.  Kjo për arsyen se

Gruaja rezulton e papunë. Nuk figuron si e punuar as në sektorin privat dhe as publik. Gjithashtu, mësohet se 40-vjeçarja, vitin e kaluar, ka ndjekur një kurs në Tiranë, për të mësuar teknikat e spiunazhit, përdorimin e pajisjeve të përgjimit, gjurmimin e makinave dhe mbikëqyrjen kompjuterike.

Me sa duket, aftësitë e fituara në këtë trajnim, i ka përdorur në rastin e Safet Gjicit. 40-vjeçarja mësohet se herë pas here bashkëpunonte me ndonjë emision investigativ si dhe me Shërbimin Informativ Shtetëror, si e infiltruar.

40 vjeçarja, e cila deri më tani rezulton se nuk ka përfituar para publike, nuk dihet nëse Safet Gjici ishte shënjestra e parë apo e radhës për gruan në fjalë. Janë ngritur dyshime të forta se pas saj mund të fshihet një skenar shantazhi dhe zhvatje nga segmente kriminale, korrupsioni dhe politike.

Ky skenar po hetohet nga SPAK pas nisjes së hetimeve kryesisht, për shkak se Gjici është subjekt i SPAK-ut. Nëse SPAK do të dokumentojë elemente të shantazhit dhe zhvatjes, gruaja rrezikon më shumë se sa Safet Gjici, sa i takon pasojave penale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH