Aktualitet

Aksident në Shkodër, shoferi i makinës përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë

Shkruar nga Liberale

Aksident në Shkodër, shoferi i makinës përplas të

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër ku një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”. Sipas policisë një mjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një të moshuar që lëvizte me biçikletë.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur 72-vjeçari, i cili është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”, shtetasi Y. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Sh. B., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH