Në Spanjë do të mbahet sot takimi i tretë i Komunitetit Politik Europian, ku marrin pjesë 47 shtete, nga të cilat 27 anëtarë të Bashkimit Europian.
Mësohet se në këtë takim të rëndësishëm do të marrë pjesë Kryeministrim Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Një vëmendje e veçantë në këtë samit do t’i kushtohet situatës së krijuar në veri të Kosovës, pas sulmit të armatosur nga një grup i organizuar terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën dy të tjerë.
Ndërkohë, më 6 Tetor, do të zhvillohet një takim joformal i liderëve të Bashkimit Europian. Kujtojmë se Spanja është një nga shtetet e BE-së që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.