Aktualitet

"Shqiponja në këtë flamur simbolizon vetullat e Fredit", Idrizi 'ronizon' Bejlerin

Shkruar nga Liberale
"Shqiponja në këtë flamur simbolizon vetullat e

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ironizoi deklaratat e kandidatit të PD-së së krahut të Sali Berishës, Fredi Bejleri lidhur me flamurin e Vorio Epirit gjatë një takimi të këtij të fundit në ishullin Samos të Greqisë.

“Shqiponja në flamur nuk simbolizon shqiponjën shqiptare, as shqiponjën bizantine. Shqiponja në këtë flamur simbolizon thjesht vetullat e Fredit” shkruan Idrizi në Facebook.

Fredi Bejleri ka paralajmëruar se do të padisë për shpifje në gjyq kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla dhe kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi për dënimin dhe lidhjen që i kanë bërë me dosjen e masakrës së Peshkëpisë, ku u vranë dy ushtarë shqiptarë dhe u plagosën tre të tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH