Politikë

SONDAZHI/ Pse socialistët janë të shqetësuar për qarkun e Tiranës… dhe a do të mund të nxjerrin partitë e vogla deputetë?

Shkruar nga Liberale

SONDAZHI/ Pse socialistët janë të shqetësuar për qarkun

Për socialistët në prag zgjedhjesh, më së shumti vërehet një mungesë votash dhe si rrjedhojë edhe mungesë pjesmarrjeje.

“Sot socialistët janë të shqetësuar që nuk do ketë votë në Tiranë. I referohem një shifre shqetësuese edhe për rotacionin politik," tha gazetarja Fiorela Beleshi teksa në emisionin “Barometri” u diskutua këtë të mërkurë mbi pjesmarrjet e votuesve në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Një tjetër shqetësim është mosvotimi i moshave të reja, një shqetësim që lidhet dhe me pjesmarrjen 80% sipas barometrit. 20.4% nuk votojnë.

Edhe mosha 25-34 është një përqindje e konsiderueshme që nuk votojnë. Të rinjtë ose nuk kanë besim tek vota ose tek rezultati, por kjo lidhet edhe me migrantët jashtë. Mosha 18-24 ka numrin më të ulët të aplikimeve për të votuar me 11 maj edhe nga diaspora sipas të dhënave të KQZ-së.

Të rinjtë nuk kanë besim dhe shpresë tek opozita por nga ana tjetër, duken të zhgënjyer për të votuar një parti që është në pushtet prej 12 vitesh”, tha Beleshi.

Gazetari Romir Saraçi, i ftuar në “Barometri” komentoi po ashtu pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në qarkun e Tiranës. Ai theksoi se partitë e vogla do të kenë vështirësi për të siguruar një mandat deputeti, duke krahasuar mundësitë e tyre me forcat politike të mëdha që dominojnë aktualisht.

Në lidhje me mundësinë e një rotacioni politik, Saraçi tha se votat e këtyre partive të vogla, të paktën në Tiranë, kanë shpesh si objektiv mbajtjen e Edi Ramës në pushtet.

“Nëse partitë e vogla mendojnë rotacion në  zgjedhjet e 11 majit bëjnë mirë të tërhiqen nga gara dhe ti shërbejnë një beteje . Të gjitha votat e partive të vogla nisur dhe nga rezultatet e 2021 dhe gjithë historiku i zgjedhjeve në Tiranë, kanë një qëllim: Mbajtjen e Edi Ramës në pushtet”, tha Saraçi.

Ai theksoi gjithashtu se do të jetë thuajse e pamundur që partitë e vogla të fitojnë një mandat deputeti.

“Në Tiranë do jetë thuajse e pamundur që partitë e vogla të nxjerrin një mandat deputeti përveçse forcave politike. Forcat e reja e kanë gjithmonë më të vështirë”, shtoi Romir Saraçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH