Nga Elbasani ku prezantoi kandidatët për deputet të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama solli sërish në vëmendje largimin e Dash Sulës nga lista e PD.
Rama tha se po të ishtë në dorën e tij, vetë ai do e kishte hequr nga Kuvendi sepse ‘është më i “vështiri’, ndërsa tha se vetë kundërshtari (Berisha) ‘vrau’ kundërshtarin e tij (Sulën).
“Jam i lehtësuar, kemi arritur t’i japim shqiptarëve kudo ku janë në Shqipëri çdo qarku çdo bashkie dhe komuniteti, një mundësi zgjedhjeje që nuk e ka pasur më parë duke i dhënë përmes kësaj skuadre dhe një ide të qartë se cila do të jetë jo vetëm skuadra jonë përfaqësuese e mandatit të katërt por cila do jetë PS e 2030. Një nga deputetët tuaj në kuvend do të jetë Bora por mos harroni që 4 vite më parë ajo ishte si një prej jush që konkurruan përmes platformës deputeti që duam dhe që nuk shkoi në Kuvend.
Megjithatë, filloi një rrugëtim dhe sot ajo vjen pas një eksperience në një rrugë të filluar nga një aplikim. Kalimin e stafetës nga një gjeneratë te tjera. Dash Sula që unë i them Gjeli i Detit, fitoi primaret. Dash Sula është, po i thoja qëparë, unë Dash Sulen do hiqja se është më i vështiri dhe më i lodhshmi kur del atje. Nuk mundet ta mbante dot këneta, më vjen mirë që s’do jetë në Parlament dhe nuk ka gjë më të ëmbël kur kundërshtarin më të vështirë ta vret kundërshtari vet.
Kjo për të thënë që heqja e tij dhe disa të tjerëve, siç ishte rasti i Kavajës që nuk figuron në listë fare. Njerëz me vota, ça tregojnë ato në tërësinë tyre. Pse i hoqën, sepse ne kemi bërë një listë dhe kemi paraqitur një skuadër për të qeverisur sot dhe për të siguruar që Shqipëria është në duart e sigurta. Dash Sula është hequr jo për 11 majin, por për 12 majin dhe njerëz që mund të ishin rrezik. Dashi sa e kishte në gurmaz, shpëtoi fluturoi dhe është i lirë në fushat e Peqinit”, u shpreh Rama.