Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan ku u diskutua për transformimin e Parkut Metalurgjik, ndërsa iu përgjigj dhe një pjesëmarrësi, teksa ky i fundit i përmendi premtimet elektorale.
Kreu i qeverisë tha se premtime elektorale bëjnë vetëm ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet.
Pjesë nga diskutimi:
Qytetari: Për të qenë më i qartë, nga momenti i fundit ka kaluar shumë kohë. Nuk kanë qenë mbase instrumentat e duhura për t’u arritur kjo gjë. Si mund ta vëmë në praktikë që të mos mbetet thjesht premtim elektoral.
Rama: Unë e kërkova këtë takim se thashë që do të shkojmë për masterplanin, por thashë mirë është të takojmë edhe ata. Premtime elektorale bëjnë ata që duan me fituar zgjedhjet, ne i kemi të garantuara.