Aktualitet

Katër vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos kujton ish-kryeministrin: Me ty çdo fitore ishte e sigurt!

Shkruar nga Liberale

Katër vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos kujton ish-kryeministrin:

Vajza e Bashkim Finos, Zëvendësministrja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar të atin i cili u nda nga jeta katër vite më parë.

Krahas fotos së të atit, Megi Fino ka shprehur mungesën e pranisë së tij në familje, ndërsa shton se e ka të atin ende forcë të madhe.

“Katër vite pa ty, por çdo ditë e ndjejmë praninë tënde. Si gjithmonë, je mbështetja dhe forca ime më e madhe. Na mungon pafund”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Vajza e ish-kryeministrit ka publikuar edhe një shprehje të Ben Blushit për Bashkim Finon.

“Me Bashkimin çdo fitore ishte e sigurt dhe çdo humbje ishte një fitore, qoftë ajo një domino, një ndeshje apo një palë zgjedhje kombëtare.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH