
Kryeministri shqiptar Edi Rama, teksa prezantoi projektet ushtarake për të ardhmen e Shqipërisë, rritjen e buxhetit, investimeve dhe përforcimin e armatës njoftoi edhe marrjen e një anijeje të re ushtarake.
“Flota detare e Republikës së Shqipërisë, siç thashë do të ketë një super anije së shpejti dhe do të bëhet me tre anije luftarake të reja”, tha Rama tre ditë më parë.
kjo anije do të jetë e tipit korvetë, “Cassiopea”, e marinës ushtarake italiane. Në proces është edhe dorëzimi i saj, që pritet në ditët në vijim.
Kjo markë anijeje luftarake janë të pajisur ushtarakisht dhe me detyra kryesisht në mbrojtje dhe mbikëqyrje detare. Parashikohet që kjo anije, pas një servisi dhe remonti të përgjithshëm, do të jetë aktive për shërbim deri në 15 vitet e ardhshme.