Aktualitet

Dogjën një lokal në plazhin e Darzezës? Ndalohen 5 të rinjtë, në kërkim edhe një 19-vjeçar

Shkruar nga Liberale

Dogjën një lokal në plazhin e Darzezës? Ndalohen 5 të

Policia ka identifikuar dhe ndaluar pesë të rinj si autorë të dyshuar të djegies së një lokali në plazhin e Darëzezës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Pas hetimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 30 mars 2025, janë ndaluar shtetasit: -A. T., 23 vjeç, -E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç,E. L., 19 vjeç, D. L., 19 vjeç

Ndërkohë, shtetasi A. R., 19 vjeç, është shpallur në kërkim dhe vijojnë përpjekjet për kapjen e tij.

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej të dyshuarve dhe për të sqaruar motivet e zjarrvënies. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH