Aktualitet

Ishin nisur për të shitur 2 pistoleta në Tiranë, policia i ndoqi dy shqiptarët kosovarë nga Morina dhe u vuri prangat në autostradë

Shkruar nga Liberale

Ishin nisur për të shitur 2 pistoleta në Tiranë, policia i

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i 2 shqiptarëve të Kosovës, Altin Pajaziti, 23 vjeç dhe Kadri Prushi, 53 vjeç, të cilët u arrestuan nga policia pasi ishin nisur për të shitur 2 pistoleta në Tiranë.

Blutë kanë pasur informacion për ardhjen e tyre me qëllim trafikimin e armëve, dhe i kanë ndjekur që prej momenteve që kanë kaluar kufirin në Morinë dhe është ndërhyrë për arrestim në autostradë.

Pistoletat, me vlerë afro 10 000 euro, janë prodhim i ri dhe dyshohet se kanë përfunduar në duart e 2 të arrestuarve prej trafikimit nga një vend në tjetrin.

Njëra prej tyre, prodhim belg, konsiderohet e veçantë dhe ka çmim relativisht të lartë, jo si të pistoletave të zakonshme.

Njëri prej të arrestuarve, Kadri Prushi, rezulton të jetë dënuar me burg në Zvicër për trafik droge, ndërsa është i skeduar edhe për trafik armësh, nga vende të Europës, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.

2 të arrestuarit nuk janë treguar bashkëpunues me policinë, pasi në seancën e marrjes në pyetje nuk kanë pranuar të tregojnë ku do i shisnin armët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH