Aktualitet

AKU zbulon në Vlorë markete e restorante që tregtonin fileto pule me salmonelë

Shkruar nga Liberale
AKU zbulon në Vlorë markete e restorante që tregtonin fileto pule

Gjatë kontrolleve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, janë evidentuar deri tani 6 subjekte që kanë pasur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët mish pule të infektuar me salmonelë.

Subjektet e identifikuara nga AKU përfshijnë disa markete, por edjhe restorante, të cilat janë hallka e fundit e konsumit të produkteve për klientët.

Ndërkaq, sipas burimeve, nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme e mishit të pulës me salmonelë. Dyshohet se numri i subjekteve, përfshirë marketet, restorantet dhe fast-food-et që kanë tregtuar apo servirur mishin me Salmonelë, mund të jetë edhe më i madh. Këto subjekte përfshijnë kryesisht ato afër shkollave dhe në zonat urbane të qytetit.

Gjithashtu, është mësuar se pas daljes publike të lajmit, shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar menjëherë nga ambientet e tyre pulat që kishin në stok, pavarësisht nëse ato ishin infektuar me Salmonelë apo jo, për të shmangur rrezikun e përhapjes së infeksionit. Ky veprim ka ndihmuar në zbehjen e “skandalit”, duke ulur numrin e subjekteve të evidentuara.

Po ashtu, janë marrë masa administrative dhe gjoba për subjektet që kanë shkelur rregullat e sigurisë ushqimore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH