Aktualitet

I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit, ja kur do të mbahet

Shkruar nga Liberale

I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet

Seanca e sotme gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë.

Në seancën e sotme ndaj Aldo Majnishtës, Gentian Funiqit, Martin Beltës, Korado Gështenjës, Artan Doçajt dhe Geraldo Martinit, do të dëshmonte Festim Bexhdili, i bashkëpandehur në një procedim të lidhur, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Bexhdili në Shkallë të Parë është dënuar me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2020. Për Festim Bexhdilin ndërkohë vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Bexhedili do të dëshmojë,  jep pëlqimin për t’u pyetur në lidhje me ketë çështje.

Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Funiqit. Seanca e radhës do të mbahet në 16 prill, ora 14:00.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH