Aktualitet

Pesë makina u bënë copash në Bypass-in “Fier-Vlorë”/ 6 persona përfunduan në spital, arrestohet një person

Shkruar nga Liberale

Pesë makina u bënë copash në Bypass-in

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 54-vjeçar, dhe proceduar një 20-vjeçar lidhur me aksidentin e shumëfishtë të ndodhur në Bypass-in Fier Vlorë, një ditë më parë.

Sipas policisë, automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera.

Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë shtetas, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH