Aktualitet

Reshje shiu dhe dëborë në disa zona, çfarë pritet të ndodhë me motin kësaj jave

Shkruar nga Liberale
Reshje shiu dhe dëborë në disa zona, çfarë pritet

Java nis nën ndikimin e vranësirave ku më prezente pritet të jenë në fillimjavë. Meteorologu Hakil Osmani shprehet për Klan News se në pjesën më të madhe të territorit shqiptar do të kemi mbizotërim të reshjeve të shiut, ku gjatë ditës së sotme pritet të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.

Ndërkohë dita e martë dhe dita e mërkurë pritet të kenë prezente reshjet e shiut në të gjithë territorin, por në sasira më të pakëta.

Po ashtu nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës në zonat malore ku parashikohet që në zonat verilindore të jenë në një lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit.

“Edhe në këtë javë në territorin shqiptar parashikohet të mbetet në mbizotërimin e vranësirave ku më prezente pritet të jenë në fillimjavë ku do të kemi edhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër. Kjo do të mundësoj që në pjesën më të madhe të territorit shqiptar të kemi mbizotërim të reshjeve të shiut herë pas here në zonat e izoluara kryesisht jugu dhe pjesërisht qendra pritet të kenë edhe rrebeshe të izoluara shiu. Ditën e sotme pritet të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.

Dita e martë dhe dita e mërkurë sjell prezente vranësirat e dendura dhe reshje të pakta të shiut kryesisht mbeten më prezente në zonat jugore dhe më pak në pjesën tjetër të territorit, ndërsa duke filluar pjesa e dytë e javës pritet që sërish të kemi prezente reshjet në gjithë territorin, por do të jenë në sasira të pakëta.

Në zonat e thella malore do të kemi shfaqje të reshjeve të dëborës në zonat verilindore ku pritet të jenë në një lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit e lartë por herë pas here pritet të jenë prezente edhe në zonat juglindore të territorit shqiptar, por në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit”, shprehet meteorologu.

Ndërkohë sa u përket temperaturave të ajrit ditën e dielë do të kemi një rritje të lehtë të tyre.

“Sa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale mëngjesin e sotëm janë regjistruar në 3 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet janë jo më shumë se vlera 21 gradë Celsius dhe këto në qytetet e zonës së ulët, këtu duke përfshirë edhe kryeqytetin me 20 gradë Celsius.

Sa i përket ditën e dielë do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që temperaturat në zonat malore vlerat minimale të jenë në vlerën 4 apo 5 gradë Celsius ndërsa në Ultësirën Perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit do të luhaten nga 7-13 Gradë Celsius në vijën bregdetare.

Jo vetëm në orët e para të mëngjesit, por edhe gjatë mesditave do të ketë një rritje graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet deri ditën e premte me luhatje të vogla të shkojnë rreth vlerave 23 gradë Celsius, këto në qytetet e zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të kemi maksimume rreth vlerës 15 gradë Celsius.

Parametri i erës gjatë kësaj jave në pjesën më të madhe nuk do të shfaqet shqetësues, por vetëm në intervale të shkurtra kohore herë pas here do të jetë edhe me shpejtësi që shkon në 50 km/h”, shprehet Hakil Osmani.

 

 

Liberale Newsroom

SHQIPENGLISH