Aktualitet

Tre ushtarë amerikanë gjenden të vdekur/ Rama: Lajm tragjik nga Lituania, jemi pranë Shteteve të Bashkuara!

Shkruar nga Liberale
Tre ushtarë amerikanë gjenden të vdekur/ Rama: Lajm tragjik nga

3 ushtarë amerikanë janë gjetur të vdekur këtë të Hënë në Lituani, pasi rezultonin të zhdukur që prej 25 Marsit.

Siç raportohet në mediat e huaja, ata humbën jetën gjatë stërvitjes ushtarake në kuadër të operacionit të njohur “Zgjidhja atlantike”, që nisi pasi Rusia pushtoi Krimenë.

Për këtë lajm tragjik, ka reaguar në “X” kryeministri i vendit Edi Rama. Në postimin e tij ai shpreh ngushëllimet për humbjen e 3 ushtarëve, duke theksuar se Shqipëria është gjithnjë pranë SHBA-ve.

“Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, shkruan kreu i qeverisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH