Aktualitet

EMRAT/ Trafikuan pistoleta me vlerë 10 mijë euro, arrestohen dy shtetasit kosovarë

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Trafikuan pistoleta me vlerë 10 mijë euro, arrestohen dy

Uniformat blu kanë goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit “Suspend”, u arrestuan dy shtetasit kosovarë, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Ata dyshohen se kanë trafikuar dy pistoleta me vlerë rreth 10 mijë euro, si dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

“Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.

Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH