
Parashikohet rritje graduale e vlerave Barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Jugor duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.
Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në veri dhe zonat qendrore duke lënë zonat jugore me vranësira dhe shira të dobët e lokalë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.