
Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi kërcënoi për shkak të detyrës punonjësin e policisë së FNSH-së. Ky i fundit ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.
Siç bëjnë me dije blutë, Alesio Xhelo, person me rrezikshmëri të lartë, ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë.
Ai është i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 40 vjeç, banues në Fier, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.
40-vjeçari, ditën e djeshme ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.