Politikë

DENONCIMI I PD: Zgjohuni shqiptarë të mbrojmë demokracinë! Kryeministri ka blerë pajisje përgjuese!

Shkruar nga Liberale

DENONCIMI I PD: Zgjohuni shqiptarë të mbrojmë demokracinë!

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, përmes një deklarate për media, ka denoncuar qeverinë, duke thënë se kryeministri ka blerë pajisje përgjuese në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Në denoncimin e PD, ajo shprehet se teknologjia Deep Packet Inspection (DPI) është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj privatësisë, lirisë së shprehjes dhe demokracisë.

Një kryeministër që blen dhe përdor Deep Packet Inspection (DPI) nuk është thjesht i pushtuar nga paranoja – ai është një njeri që ka frikë nga populli i tij. Kjo teknologji është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj privatësisë, lirisë së shprehjes dhe demokracisë.

Ju premtoj: Sapo Sali Berisha të rikthehet në pushtet, qytetarët do të rimarrin të drejtat e tyre. Privatësia juaj do të mbrohet. Bisedat tuaja, të dhënat tuaja, liria juaj personale nuk do të përgjohet apo kontrollohet më kurrë nga një qeveri!

Të drejtat qytetare janë të shenjta! Askush nuk ka të drejtë të mbyllë TikTok-un apo platformat e tjera pa një ligj të qartë, vetëm për t’ju përgjuar në fshehtësi më pas.

Zgjohuni, shqiptarë të dashur! Shqipëria jonë po fundoset çdo ditë e më thellë me këtë kryeministër. Është koha të ngrihemi, të mbrojmë të drejtat tona dhe të shpëtojmë demokracinë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH