Politikë

Protestat për rrugën Thumanë-Kashar, Merita Bakiu: Kruja meriton vëmendje, jo nëpërkëmbje!

Shkruar nga Liberale

Protestat për rrugën Thumanë-Kashar, Merita Bakiu: Kruja meriton

Deputetja Merita Bakiu ka vijuar sërish të mbështesë banorët e Krujës dhe të Fushë-Krujës në protestën e tyre për të pasur dalje në rrugën Thumanë-Kashar në mënyrë që të mos falimentohen bizneset dhe të mos shtohet varfëria për shkak të izolimit nga rruga.

Në një postim në rrjetin social facebook, deputetja Bakiu shprehet se “me muaj të tërë zëri ynë nuk është dëgjuar, sepse prioritet kjo qeveri ka korrupsionin dhe jo qytetarët”.

Kruja meriton vëmendje e jo nëpërkëmbje, vijon më tej ajo.

Protestat për rrugën Thumanë-Kashar, Merita Bakiu: Kruja meriton

Postimi i plotë i deputetes Bakiu:

Në mbështetje të shqetësimit të banorëve dhe për tē fituar të drejtën e mohuar.
Me muaj të tërë zëri ynë nuk është dëgjuar, sepse prioritet kjo qeveri ka korrupsionin dhe jo qytetarët.
I jam drejtuar të gjitha institucioneve përkatëse për
zgjidhjen e kësaj çështje .
Asnjë reagim nga institucionet.
Kostot e jetesës po bëhen më të shtrenjta , biznese tē falimentuara, familje më të varfra për shkak të izolimit nga rruga Thumanë- Kashar

Kruja meriton vëmëndje e jo nëpërkëmbje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH