Politikë

Emërohet kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

Emërohet kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në

Diplomati francez Michel Tarran është emëruar kreu i ri i Prezencës së OSBE në Shqipëri.

Lajmi është bërë me dije përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook të Prezencës së OSBE në vendin tonë ku shkruhet: “Kemi kënaqësinë të njoftojmë mbërritjen e ambasadorit Michel Tarran, një diplomat francez me shumë përvojë, edhe në Shqipëri, si Kryetar i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri”.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur, si profesionalisht edhe personalisht, të kthehem në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së, një organizatë që ka kontribuar kaq shumë për zhvillimin e këtij vendi të bukur. Pres me padurim të punoj me ekipin tim të mrekullueshëm dhe krah për krah partnerëve shqiptarë”, tha Tarran.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH