Kati i tetë i një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit.
Sipas Policisë zjarri ka rënë rreth orës 16:10, ndërkohë që po merren masa për evakuimin e banorëve. Nga të dhënat e para mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë po marrim masa për evakuimin e banorëve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.