Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Deri më tani dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës shtetasin M. D., 38.
I plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.