Kronikë

Kapet me 90 doza kokainë me vete, i vihen prangat shpërndarësit në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Kapet me 90 doza kokainë me vete, i vihen prangat shpërndarësit

Policia e Vlorës ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili akuzohet se shpërndante lëndë narkotike kokainë në qytetin bregdetar.

Në pranga është vënë shtetasi Leonard Havaraj, banues në Vlorë, i cili u kap pas informacione të siguruara nga uniformat blu se posedonte droga të forta.

“Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Blutë e Vlorës i kanë sekuestruar 90 doza të lëndës narkotike kokainë, si dhe dy celularë dhe një automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH