Kronikë

Gazetari zbulon se si u përfshi ish-deputeti socialist Arben Ndoka në grupet kriminale

Shkruar nga Liberale

Gazetari zbulon se si u përfshi ish-deputeti socialist Arben Ndoka në

Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar aksionin e SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale dhe ku u lëshuan 50-urdhër-arreste.

I ftuar në Euronews Albania, Dervishi komentoi përfshirjen në aktivitet kriminal edhe të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Gazetari tha se Ndoka u përfshi në grupet kriminale, pas vrasjes së vëllait të tij.

“Më e rënda ishte ajo e Oltjon Bistri, një personazh që brenda një viti kishte pas tre pozicione të ndryshme.  Të emërohesh drejtor në Durrës, duhet të kesh një farë merite. Ajo që më bën më shumë përshtypje, është që del që drejtori, i shefit të seksionit të trafiqeve të narkotikëve ne drejtorinë e Lezhës, ndihmonte një grup kriminal duke parë hyrje-daljet në TIMS.

Ja pse ka një vlerë kaq të madhe TIMS përballë grupeve kriminale. TIMS u përdorka për të vrarë njerëz. Doja të rikthehesha te personazhet politike, kemi Ndokën. Ky nuk është se ka një grup kriminal, që bën vrasje, këtij i ka filluar historia pasi i vranë vëllanë. Ky i hyn investigimeve dhe i fiksohet se e ka bërë grupi i Fushë-Krujës”-tha ai

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH