Kronikë

Erion Alibej rrëfen para GJKKO/ Episode nga jeta në arrati, përplasjet me rivalët dhe lidhjet me narkotrafikun

Shkruar nga Liberale.al

Erion Alibej rrëfen para GJKKO/ Episode nga jeta në arrati,

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka zbuluar detaje të rëndësishme përpara Gjykatës së Posaçme (GJKKO), lidhur me aktivitetin e një grupi të strukturuar kriminal dhe ngjarje të rënda që kanë tronditur vendin në vitet e fundit.

Në dëshminë e tij, Alibej tha se pas një takimi me Suel Çelën në Elbasan, kishte udhëtuar drejt Anglisë dhe ishte kthyer në Shqipëri në vitin 2018. Ai përshkroi një incident pranë zonës së “5 Majit” në Tiranë, ku pretendon se ishte ndjekur nga një makinë me katër persona, mes tyre edhe Xhoni Rusta. Sipas tij, në atë moment kishte qëlluar me armë ndaj makinës që po e ndiqte, dhe për këtë arsye u shpall në kërkim.

Gjatë kohës në arrati, Alibej tregon se qëndronte në shtëpinë e tij, në Durrës dhe kryesisht në një fshat mes Elbasanit dhe Peqinit, ku strehohej te miqtë Aldo dhe Kevi Bahos. Ai shton se në qershor 2019, Kevi Bahos ishte objekt i një atentati.

Në dëshminë e tij, Alibej flet edhe për lidhjet e Endritit, një tjetër personazh i njohur në hetim, me një shtetas turk dhe me një tjetër person të prezantuar nga Hajdar Çopja. Ky person, sipas tij, ishte përfshirë në narkotrafik dhe kishte blerë një makinë me vend të fshehtë për drogë, e cila ishte më vonë grabitur, çka kishte shkaktuar përplasje mes palëve.

Ai deklaroi se Endriti ishte kthyer në Shqipëri për herë të parafundit në shtator 2018, së bashku me shtetasin turk që u vra më vonë në masakrën e Bradasheshit.

Erion Alibej rrëfen gjithashtu se vendosi të vetëdorëzohej pas vrasjes së djalit të xhaxhait të tij, Andi Zylyfit. Ai pranon se gjatë kësaj kohe kishte edhe një radio policie, të cilën ia kishte siguruar dikush i njohur nga Genc Tafili, një tjetër emër i njohur në botën e krimit.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH