Kronikë

Krimi i organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, takim me Ambasadorin e Katarit

Shkruar nga Liberale

Krimi i organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda mirëpriti në një vizitë zyrtare, Ambasadorin e Katarit Sh. T. Z. Jabor Bin Ali Al Dosari.

Qëllimi i vizitës, konsolidimi i urave ekzistuese të bashkëpunimit dhe krijimi i urave të reja, në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, ndërkontinental.

Drejtor Proda falenderoi Amasadorin për bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, si dhe i shprehu gatishmërinë për ta intensifikuar këtë bashkëpunim dhe në aspekte të tjera operacionale dhe policore.

Ambasadori Dosari përgëzoi Drejtorin, për nivelin e profesionalizmit dhe të konfidencialitetit të dëshmuara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, gjatë operacioneve të gjëra ndërkombëtare.

Gjithashtu, shprehu gatishmërinë për të mos e lënë këtë bashkëpunim vetëm te aspektet operacionale, por për ta shtrirë dhe përsa i përket trajnimeve, shkëmbimit të eksperiencave dhe ofrimit të asistencës teknike. 

Ambasadori Dosari i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda, ftesën nga homologu i tij, për një vizitë zyrtare në Katar.

Krimi i organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH