Kronikë

Arrestohet në Francë një shqiptar me 11 kg kokainë, dënohet me 5 vite burg dhe gjobë prej 747 mijë euro

Shkruar nga Liberale.al
Arrestohet në Francë një shqiptar me 11 kg kokainë,

Një shqiptar 30-vjeçar është arrestuar në Francë pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme droge. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Albertville, ku autoritetet franceze ndaluan automjetin e tij tip Nissan X-Trail gjatë një kontrolli rutinë nga shërbimet doganore. Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan 11 kilogramë kokainë, të ndara në 10 pako, të fshehura mjeshtërisht në sediljen e pasme të makinës, ku ishte krijuar një ndarje e modifikuar posaçërisht për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve të mediave franceze, shqiptari nuk ka bashkëpunuar me autoritetet hetimore, gjë që ka ndikuar negativisht në vendimin e gjykatës. Ai u shpall fajtor për trafik ndërkombëtar droge dhe u dënua me 5 vite burg efektiv, si dhe një gjobë doganore të kripur prej 747 mijë euro.

Hetimet zbuluan se 30-vjeçari kishte bërë të paktën 15 udhëtime ndërmjet Spanjës dhe Francës, duke u dyshuar si pjesë e një rrjeti të organizuar trafikimi të kokainës nga Amerika Latine drejt tregjeve evropiane. Zyrtarët doganorë theksuan se teknika e përdorur për fshehjen e drogës tregonte përfshirje profesionale dhe lidhje me organizata të sofistikuara kriminale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH