Kronikë

29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin, policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale
29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin, policia sqaron ngjarjen

Një 29-vjeçare nga Lushnja dhunoi fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja raportohet se ndodhi në fshatin Krutje, ku 29-vjeçarja R.R ka ushtruar dhuën fizike ndaj vjehrrit të saj.

Arsyeja e dhunës ka qenë pronat. Pas denoncimit nga ana e vjehrrit në polici, ka nisur procedimi në gjendje të lirë i 29-vjeçares.

"Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. R., 29 vjeçe, banuese në Krutje, pasi për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj"- tha policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH