Kronikë

ATENTATI në Tiranë, policia sqaron ngjarjen: 4 të plagosur, mes tyre dy të mitur 17 dhe 11 vjeç

Shkruar nga Liberale

ATENTATI në Tiranë, policia sqaron ngjarjen: 4 të plagosur, mes

Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja e katërfishtë me armë zjarri në Lundër

Një makinë e djegur, që dyshohet se i përket autorëve të atentatit me katër të plagosur në Lundër, është gjetur pranë vendit të ngjarjes, po në Lundër.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar dinamikën se çfarë ka ndodhur. Makina ndaj së cilës është qëlluar i përket një prej kompanive "Security" në kryeqytet. Mbetet për t'u sqaruar rrethanat e të plagosurve. Paraprakisht dy nga të plagosurit mësohet se janë fëmijët e pronarit të kompanisë "Security" , që ndodheshin brenda makinës ndaj së cilës  edhe u qëllua.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se kanë mbërritur të plagosur me armë zjarri shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, dhe Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë dëmtuar në dorë dhe krahë. Gjithashtu, në sallën e operacionit janë futur Dior Demiraj, 11 vjeç, dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Policia më herët konfirmoi zyrtarisht se të plagosurit janë 4, dy prej të cilëve të mitur.

“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç”, sqaron policia.

Mësohet se i mituri 11 vjeç nga 4 të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH