Kronikë

Seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt do të mbahet më 4 qershor

Shkruar nga Liberale.al

Seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt do

Flutura Kusari, këshilltare ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, ka bërë të ditur se seanca e ardhshme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt do të mbahet më 4 qershor, në orën 13:20.

Ajo ka ndarë këtë informacion përmes një postimi në Facebook, bashkë me një fotografi ku shihet me vëllain e Liridonës, Leonardin.

Në postimin e saj, Kusari ka kërkuar drejtësi për Liridonën, duke e kujtuar edhe një herë dhimbjen që ky rast ka shkaktuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH