Globi

Përfshihen në aksident TRAGJIK, humbin jetën 22 sportistë dhe zyrtarë

Shkruar nga Liberale

Përfshihen në aksident TRAGJIK, humbin jetën 22 sportistë

Aksidenti tragjik ndodhi teksa viktimat ishin duke u kthyer nga Festivali Kombëtar i Sporteve të vendit.

Aksidenti i rëndë në Nigeri u mori jetën e 22 sportistëve dhe zyrtarëve.
Sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e qeverisë, pati dhe të plagosur, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre. Dyshohet se shkak është bërë lodhja e shoferit dhe shpejtësia e lartë.

Atletët e vrarë në aksident po ktheheshin në shtëpi pasi “e kishin përfaqësuar shtetin e tyre me nderim”, tha Komisioni Kombëtar i Sportit (NSC) i Nigerisë në një deklaratë të postuar në Instagram.

Festivali i 22-të Kombëtar i Sporteve i Nigerisë u mbajt në shtetin Ogun në jugperëndim të vendit, sipas NSC-së. Pas 11 ditësh aktivitetesh, gara mbajti ceremoninë e mbylljes të enjten, tha NSC. E hëna do të jetë një ditë zie.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH