Kronikë

Plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës, shkon vetë në polici për ndihmë

Shkruar nga Liberale.al

Plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Besmir Gorgea.

Sipas burimeve nga policia dhe gazetarit të News24, Gorgea ka mundur të shkojë vetë në stacionin e policisë pas plagosjes dhe ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet aktualisht në sallën e operimit.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ai ishte në lëvizje në momentin që është qëlluar. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes apo autori i mundshëm.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH